FOTO | Kolinda Grabar Kitaroviç duket dy herë më e re: Ish-presidentja kroate i mahniti të gjithë me figurën e saj perfekte
FOTO | Kolinda Grabar Kitaroviç duket dy herë më e re: Ish-presidentja kroate i mahniti të gjithë me figurën e saj perfekte

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç ka publikuar pas shumë kohësh foto në rrjetet sociale. Në postim, Kolinda u mburr se e nisi me sukses vitin, por ajo që ra në sy të gjithëve ishte pamja e saj fizike.
Gjegjësisht, Kolinda ka publikuar foto nga Maroku, ku ka shijuar dhe punuar për tre javë dhe përmes postimit ka vendosur të falënderojë për mikpritjen.

“Një fillim i këndshëm dhe i frytshëm i vitit të ri në Marokun e bukur, “Mbretëria e Perëndimit” siç është emri i saj në arabisht. Tre javë punë të palodhur, por edhe momente relaksi në Marrakech dhe bukurinë e ashpër të Atlasit. Faleminderit mik i dashur Khalil për mikpritjen”, ka shkruar Kolinda krahas fotove.
Ish-presidentja ka gjeneruar reagime të shumta pozitive nga ndjekësit dhe publiku, të cilët thonë se ajo duket më mirë se kurrë.

Në foto, Kolinda shihet me një figurë të lakmueshme, duket dy herë më e re dhe duket se ndihet mirë në lëkurën e saj pasi me këmbëngulje dhe disiplinë arriti të humbasë kilogramët e fundit të tepërt.

Meqë ra fjala, Kolinda Grabar Kitaroviç ishte presidente e Kroacisë nga viti 2015 deri në vitin 2020. Kohët e fundit është folur shumë për humbjen e saj në peshë, e cila dyshohet se është për shkak të dietës së saj me liposuksion (të pasura me yndyrë dhe proteina dhe me pak karbohidrate).
