Mësohet se cili është futbollisti më i shpejtë në Premier Ligë

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Miki Van De Ven është lojtari më i shpejtë në Premier Ligën e Anglisë për këtë sezon. Në të dhënat e reja të publikuara nga “Sky Sports”, 22-vjeçari është cilësuar si lojtari më i shpejtë në Premier Ligë këtë sezon, pasi ka arritur shpejtësinë 37.38 km/h.
Anësori i Lutonit, Çiedozie Ogbene ishte i dyti më i shpejti këtë sezon, me ish-yllin e Roteramit që ka vrapuar me shpejtësi prej 36.93 km/h. Ylli I Vulverheptonit, Pedro Neto ishte i treti më i shpejtë, duke ardhur menjëherë pas Ogbene-s me një shpejtësi maksimale prej 36.86 km/h.
Maestro i mesfushës së Liverpullit, Dominik Shobosllai, ishte i radhës me 36.76 km/h, duke kaluar ngushtë Dara O’Shea në vendin e pestë. Befasi është mos përfshirja e yjeve si Kajlli Ualker, Mohamed Sallah dhe Bukajo Saka, të cilët njihen për shpejtësinë e tyre.