Toni Kroos, sjell vendimin për të ardhmen

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, është futur në muajt e fundit të kontratës me “Los Blankos” dhe kishte shumë oferta në drejtim të tij. Megjithatë Kroos ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe ai ka vendosur t’i mbetet besnik Real Madridit së paku edhe për një vit tjetër.

Ish-reprezentuesi gjerman po kalon nëpër një formë të shkëlqyer, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 28 ndeshje zyrtare. Kroos ka dhënë miratimin e tij për kontratën e re, e cila do të jetë një vjeçare nga e cila do të fitoj 8,5 milionë euro pagë vjetore.

34-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 dhe që nga ajo kohë ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e madrilenëve.

LEXO EDHE:

Back to top button