Broja te Fulhami, transferta e tretë më e rëndësishme në merkaton dimërore

Si kurrë më parë në vitet e fundit, Premier Liga thuajse qëndroi në heshtje këtë merkato dimri, kjo për shkak edhe të problemeve që kanë me rregullat e “Fair Play Financiar”.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme në këtë sesion ishte transferimi i Armando Brojës te Fulhami. Sulmuesi kuqezi ishte një nga lojtarët më të lakuar në ishull, por në fund garën e fitoi ekipi londinez. Sipas një sondazhi të kryer nga “Daily Mail”, Armando Broja vlerësohet nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri.
Ndërkohë në vendin e parë vlerësohet transferimi i Timo Vernerit te Tottenhami, ndërsa në vendin e dytë kalimi i Kalvin Filipsit te Uest Hemi./BalkanWeb/