VIDEO/ Bilbao pran finales, Berenguer vendos fituesin në “Vanda Metropolitano”

Atletiko Madrid dhe Atletik Bilbao zhvilluan ndeshjen e parë për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, me miqtë që triumfuan me rezultatin 0-1. Ritmi i kësaj ndeshje u diktua nga vendasit, ndonëse fati ishte në anën e Bilbaos.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, me Berenguer që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha avantazh skuadrës së miqve. Nga ana e Atleticos provuan në raste të një pas njëshme si në pjesën e parë ashtu edhe në fraksionin e dytë, por nuk ia dolën që të gjenin golin.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa finalisti mes tyre do të vendoset më 29 shkurt në sfidën kthyese në  “San Mamesh”.

LEXO EDHE:

Back to top button