Arrestohet 38-vjeçar nga Karabinci, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit
Arrestohet 38-vjeçar nga Karabinci, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

MPB njofton se është arrestuar një 38-vjeçar i cili më herët ishte dënuar me dy vjet burg.
“Më datë 07.02.2024 rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Krupishtë, komuna e Karbincit, policia ka ndaluar 38 vjeçarin G.T. nga fshati Dolni Balvan, komuna e Karbincit.
Ai më herët ishte dënuar me dy vjet burg për vepër penale të kryer nga neni 259 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të burgut të Strumicës, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e një muaj.
Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.