Buzëqesh Çavi Hernandez, rikthehen 4 titullar në stërvitje

Kur duhen edhe dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, më në fund mund të buzëqesh pas një periudhe shumë të komplikuar. Infermieria e klubit është duke u zbrazur gradualisht.

Iñigo Martínez tashmë ka luajtur kundër Alavesit, ndërsa portieri Ter Stegen ka ditë që stërvitet me grupin. Madje ai synon të kthehet në fushë si titullar kundër Granadës në një ndeshje në të cilën Serhi Roberto gjithashtu mund të kthehet në skuadër.

Rikthimi i menjëhershëm i Markos Alonso dhe Ferran Torresit është më i vështirë, pasi ata janë të përjashtuar për ndeshjen e parë në stadiumin “Maradona”, por ndoshta do të jenë në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Ai që duket se është rikuperuar 100% është Rafinja.

Sulmuesi brazilian tashmë po punon në fushë dhe synimi i tij është të jetë gati më 21 shkurt, kur do të luhet ndeshja e parë e 1/16-tës. Rapfinja po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt dhe për t’i dhënë pak pushim Lamine Xhamal.

Ky i fundit ka nisur si titullar pesë ndeshje radhazi. Ai mund të lihet pushim kundër Selta Vigo-s dhe më pas të jetë në gjendje të japë maksimumin e tij kundër skuadrës së Mazarrit.

LEXO EDHE:

Back to top button