Skuadra turke konfirmon, Muçi bashkohet me Milot Rashicën te Beshiktshi

Klubi i madh turk, Beshiktash ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava. Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke.

Skuadra turke ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Mirë se vjen në Beshiktash, Ernest Muçi!”, ka shkruar shkurtimisht faqja e klubit të madh turk. Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro.

Te Beshiktashi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

LEXO EDHE:

Back to top button