Volf: Nuk besojë që Hamilton do të shpalos sekretet e Mercedesit te Ferrari

Luis Hamilton do të garojë me rivalët e Ferrari në vitin 2025, ndërkohë që ky do të jetë viti i tij i fundit me Mercedesin në Formula 1. Britaniku, 7 herë kampion bote, do të sjelle te Ferrari përvojën dhe mentalitetin e një “numri një”, ashtu siç bëri Mihael Shumaher në 1996. Ish-piloti gjerman kishte më shumë kohë për të formuar ekipin se sa do të ketë Hamilton dhe, për më tepër, kishte një Edi Irvajn, si shok skuadre. Ndërsa për Hamiltonin, një shok skuadre si Sharll Leklerk, të paktën në pistë, do të jetë një shok skuadre shumë i ndryshëm, por jo domosdoshmërisht një pengesë.

“Hamilton mund të sjellë në Ferrari ato sekrete dhe informacione që lejuan Mercedesin të triumfojë në epokën turbo-hibride përpara se të rrëzohej nga Red Bull. Por nuk jam i shqetësuar për këtë. Ne kemi inxhinierë që na lënë për të shkuar në ekipe të tjera edhe më parë. Nuk kam asnjë dyshim për integritetin e Luisit për sa i përket ndarjes së informacionit dhe, në këtë drejtim, thjesht dua të sigurohem që ky do të jetë një sezon me rezultate të shkëlqyera si për pilotët ashtu edhe për Mercedes. Ne të gjithë do të japim gjithçka për ta arritur këtë. Për sa i përket zhvillimit të ardhshëm të makinave, kjo është diçka që duhet ta shohim. Rregulloret do të mbeten praktikisht të pandryshuara në 2024. Sa i përket vitit 2025, ne do të vlerësojmë më vonë gjatë sezonit se çfarë do të thotë kjo për sa i përket informacionit teknik”, tha Toto Volf, drejtori sportiv i Mercedesit.

LEXO EDHE:

Back to top button