PSZH-ja kërkon pasuesin e Kilian Mbape-s në Itali

Lëvizja e Kilian Mbape-s drejt Realit detyron PSZH-në të gjejë një zëvendës në lartësinë e duhur. Që tani kanë filluar të dalin emrat e parë. Rafael Leao për nga karakteristikat ngjason me yllin e Francës sepse është i shpejtë dhe driblon. Klauzola e portugezit prek 175 milionë eurot, por kjo nuk i tremb sheikët të cilët duan vetëm të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Pikërisht për këtë motiv, në listën dëshirave është edhe Viktor Osimhen. Sulmuesi i Napolit do të largohet në verë për 130 milionë euro e nëse nuk përfundon në Angli, të gjithë gjasat janë që ta shohim pas një viti nën hijen e kullës Eifel.

Pasuesi i fundit për Mbapenë, por jo nga rëndësia, është Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit betohet për besnikëri, por milionat mund t’i ndryshojnë mendim edhe atij siç ndodhte me Ikardin jo më larg se disa vite më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button