Zirkzee i Bolonjës, nxit garën mes Napolit dhe Milanit

Xhoshua Zirkzee është një nga futbollistët më të mirë të këtij sezoni në Serie A. Sulmuesi holandez po shfaq gjithë klasin e tij te Bolonja, skuadër ku numëron 9 gola dhe 6 asiste mes kampionatit dhe Kupës deri në këtë fazë të sezonit. 22-vjeçari pëlqehet shumë nga Milani, me “kuqezinjtë” që e cilësojnë si investimin e duhur për repartin e sulmit. Por, yllin e Bolonjës po e kërkon me ngulm edhe Napoli.

Kampionët e Italisë do të shesin nigerianin Osimhen në verë. Dhe presidenti De Laurentiis po bën gjithçka për të fituar konkurrencën me Milanin dhe për të transferuar sulmuesin tulipan në “Diego Maradona” në fundin e sezonit.

Bolonja, që pas shumë vitesh është rikthyer të jetë konkurruese në Serie A, kërkon 50 mln euro për ta lënë të lirë. Skuadra e Tiago Motës po garon për një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

Në Serie A ndodhet tri pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve. Ndërkohë që në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të sfidojë Fiorentinën për një biletë në finalen e madhe.

Nga ana tjetër, te Milani duhet të nxitojnë në lidhje me Zirkzeen, pasi Napoli ka nisur nga puna për të arritur një marrëveshje me futbollistin e talentuar.

LEXO EDHE:

Back to top button