Specialja anulon seancat gjyqësore të muajit mars ndaj Pjetër Shalës

Specialja anulon seancat gjyqësore të muajit mars ndaj Pjetër Shalës

Seancat e parapara nga 4 e deri më 15 mars në rastin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, janë anuluar. Këtë e bënë të ditur, Dhomat e Specializuara, në një njoftim të tyre.

Gjykimi mbi këtë rast nisi gjatë muajit shkurt 2023, ku Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kishin paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt ishin dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.

Kujtojmë që edhe seancat në këtë rast gjyqësor të parapara të mbahen në muajit shkurt ishin anuluar.

LEXO EDHE:

Back to top button