Alarm i kuq për Tuhelin, trajneri i Bajernit drejt shkarkimit

“Alarmi i kuq për Tuhelin” ky ishte titulli i vendosur nga “SportBild” në versionin online, pas humbjes së Bajern Munihut ndaj Lacios me shifrat 1-0 në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Pesimizëm nga ana e shtypit gjerman, i cili e cilëson “shumë të afërt” eliminimin. Një situatë vërtetë kaotike për bavarëzët që kanë të dytët në Bundesligë dhe vijnë fill pas humbjes të rëndë 3-0 ndaj rivalit direkt të Bajer Leveruzen. Vlen të theksohet fakti se pak kohë më parë Bajerni u eliminua nga Sarbrucken në Kupën e Gjermanisë.

Bajern humbi edhe Superkupën e Gjermanisë. Të gjitha këto disfata janë kthyer në një arsye të fortë kontestimesh për Tuhel që rrezikon seriozisht stolin.

LEXO EDHE:

Back to top button