Michael J Fox emocionon të pranishmit në “BAFTA”

Michael J Fox emocionon të pranishmit në “BAFTA”

Aktori i njohur Michael J Fox, i cili jeton me sëmundjen e Parkinsonit, u shfaq në mënyrë të befasishme në spektaklin e ndarjes së çmimeve “BAFTA”, të dielën mbrëma, raporton “BBC”.

Fox doli në skenë me karrocë për të dhënë çmimin “filmi më i mirë”, por insistoi që të ngitej në këmbë për të ia dorëzuar çmimin filmit “Opennheimer” të regjisorit Christopher Nolan.

Derisa po prezantonte të nominuarit, ai ju referua kinemasë si diçka “magjike” që “mund të ndryshojë jetën”.

“Pesë filma janë të nominuar për këtë kategori sonte dhe janë më të mirët prej asaj që në bëjmë”, ka thënë Fox.

Aktori mori duartrokitje të shumta nga publiku, të cilët nëpër postimet nëpër rrjete sociale shiheshin së ishin përlotur.

Me Parkinson ai u diagnostikua në vitin 1990 dhe rrallëherë shfaqet në publik.

Regjisori David Guggenheim që ka bërë dokumentarin “Still: A Michael J Fox Movie”, ishte i nominuar në “BAFTA” për çmimin “dokumentari më i mirë” por humbi, pasi këtë çmim e fitoi “20 Days In Mariupol”.

LEXO EDHE:

Back to top button