Burri më i gjatë në botë sërish në miqësi me gruan më të shkurtër në botë
Burri më i gjatë në botë sërish në miqësi me gruan më të shkurtër në botë

Turku, meqë ra fjala, është i gjatë 251 centimetra, dhe Amge është 62.8 cm e gjatë. Ata janë takuar më parë në Kajro të Egjiptit, në vitin 2018, me ftesë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit atje, gjatë së cilës kanë vizituar edhe piramidat e Gizës. Pas gjashtë vitesh, të dy u takuan sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku hëngrën mëngjes së bashku dhe në fund bënë një foto si kujtim.
Në vitin 2014, në Londër, Britania e Madhe, Kosen takoi gjithashtu personin më të shkurtër në botë – Chandra Bahadur Dangi nga Nepali (54.6 cm i gjatë), i cili vdiq më 2015.
Kosen dhe Amge janë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness që nga viti 2011. Të martën, ata udhëtojnë për në Los Angeles me ftesë të një producenti amerikan, i cili do të përjetësojë takimin e burrit më të gjatë dhe gruas më të shkurtër në botë.