Ndryshime të mëdha te Bajerni, vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Gjiganti gjerman, Bajern Munihu, duket se do të mbyllë për herë të parë pas 12 vitesh një sezon pa një titull lige, duke dorëzuar trofeun te Bajer Leverkuzeni, që ka tetë pikë më shumë. Bajerni pritet të emërojë Maks Eberl si drejtor sportive, pas periudhave të tij të suksesshme në Borusia Mynshenglladbah dhe Lajpcigu.

“Sky Germany” raporton se ai mund të bëjë disa ndryshime të pamëshirshme në skuadër, ku vetëm disa të përzgjedhur janë të sigurt nga transferimi në këtë verë.

Harri Kejn, i cili ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje që nga momenti kur iu bashkua Bajernit, është në mesin e atyre ‘të paprekshëm’ përkrah Xhamal Musiala, i cili konsiderohet si fytyra e klubit për vitet në vijim. Të sigurt nga sëpata janë edhe dyshja shumëvjeçare Manuel Nojer dhe Tomas Muler, ky i fundit që ka zgjatur së fundmi kontratën deri në vitin 2025.

Mediumi shton më tej se e ardhmja e çdo anëtari tjetër të skuadrës së Bajernit është e pasigurt edhe pse klubi mund të përballet me vështirësi në largimin e atyre me kontrata afatgjata dhe shumë të paguar, duke përfshirë Serzh Gnabryi, Xhoshua Kimih, Liroj Sane dhe Kingsli Koman.

LEXO EDHE:

Back to top button