Një orë e gjetur nën rrënojat e Hiroshimës u shit për më shumë se 30,000 dollarë

Një orë që u shkri gjatë bombardimeve në Hiroshima, Japoni në 1945, është shitur në ankand për më shumë se 31,000 dollarë.

Sipas AR Auctions me bazë në Boston , ora ndaloi kur bomba atomike u shpërthye mbi qytetin japonez në orën 8:15 të mëngjesit gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Oferta fituese në ankand, i cili përfundoi të enjten, ishte 31,113 dollarë dhe blerësi zgjodhi të mbetet anonim, raporton agjencia e lajmeve Associated Press .

Sipas shtëpisë së ankandit, ora u gjet nga një ushtar britanik në rrënojat e Hiroshima dhe u shit së bashku me sende të tjera me rëndësi historike.

“Shpresojmë që kjo ekspozitë me cilësi muzeale të mbetet një simbol prekës edukativ, duke shërbyer jo vetëm për të na kujtuar viktimat e luftës, por edhe për të nxjerrë në pah kapacitetet e thella, shkatërruese që njerëzimi duhet të përpiqet të shmangë. Kjo orë dore, për shembull, shënon momentin e saktë në kohë kur historia ndryshoi përgjithmonë”, tha Bobby Livingston, Zëvendës President Ekzekutiv i AR Auctions.

LEXO EDHE:

Back to top button