VIDEO / Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

“Galaktikët” e Real Madridit kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt titull kampion në La Liga, teksa në javën e 26-të të kampionatit spanjoll të futbollit kanë mundur në “Santiago Bernabeu”, “andaluzianët” e Seviljës, me rezultatin minimal 1-0.

Sipari i golave u çel që në minutën e 10’-të, ku pas një pasimi “magjik”, të Vinicius Junior, anësori spanjoll, Lukas Vaskez dërgon topin në rrjetën e Nilland, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, rezultoi se goli ishte i parregullt, për shkak të një faulli, të shkaktuar në dëm të lojtarëve të Sevilla gjatë krijimit të aksionit.

Mirëpo anullimi i këtij goli nuk i mohoi festën “rekordmenëve” të futbollit spanjoll, pasi në minutën e 81’-të të sfidës, “dirigjenti” kroat i mesfushës, Luka Modriç lëshon një predhë nga cepi i zonës, për të filluar festën, kësaj here “legjitime”, të tifozësve të “Los Blankos”, të cilët ishin të pranishëm në tribunat e “mitikut” spanjoll.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e futbollit evropian hedhin një “hap” të sigurtë drejt titullit kampion, teksa ngjiten në kuotën e 65 pikëve, me 8 pikë diferencë nga Barcelona e vendit të 2-të e 9 pikë nga Xhirona e vendit të 3-të. Në krahun tjetër, skuadra e Seviljës i jep fund serisë së 4 sfidave pa humbje teksa tashmë renditet në vendin e 15-të të tabelës, me 24 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button