Vendet evropiane ku është më e sigurt të ecësh gjatë natës
Vendet evropiane ku është më e sigurt të ecësh gjatë natës

Kur planifikoni një udhëtim, shpesh pyesni veten nëse vendi është i rrezikshëm dhe cilat janë shanset për t’u sulmuar ose grabitur në rrugë.
Në fund të fundit, ne gjithmonë duam të ndihemi të sigurt dhe të mbrojtur. Megjithëse Evropa është mjaft e sigurt, veçanërisht në krahasim me SHBA-në apo vende të tjera, ka ende rreziqe në vendet evropiane. Por jo të gjitha vendet janë të rrezikshme, domethënë në disa mundësia që t’ju ndodhë diçka gjatë ecjes gjatë natës është minimale.
Faqja e internetit Adventurely.com publikoi artikullin “Sa të sigurt ndihen njerëzit duke ecur vetëm natën në Evropë”, ku renditen vendet që konsiderohen më të sigurtat në Evropë për të ecur natën.
Në vend të parë ishte Kroacia, e cila mori titullin si një nga vendet më të sigurta në Evropë. Sllovenia është në vendin e dytë, Islanda në vendin e tretë, Gjeorgjia është e katërta dhe Zvicra është e pesta.
Sa për ato që janë më pak të sigurta, ato janë Suedia, Britania e Madhe, Belgjika, Bjellorusia. Franca është cilësuar si vendi më i rrezikshëm për shëtitjet gjatë natës dhe për këtë arsye ka dalë në vendin e fundit.
Hulumtimi bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë midis individëve kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës në vende të ndryshme.