Braziliani Munis me formën e mirë, mban në stol Brojën

Huazimi i Armando Brojës te Fulhemi nuk po shkon ashtu siç sulmuesi do të dëshironte, pasi konkurrenca, por edhe fati i keq me gjendjen gripale së fundmi, ka bërë që 22- vjeçari të mos luajë ende ndeshjen e parë si titullar. Pas dëmtimit të sulmuesit kryesor Himenes, trajneri i Fulhamit i besoi një lojtari të ri si Rodrigo Munis, ndërkohë që Broja ende nuk kishte mbërritur. Por, braziliani që u afrua nga Flamengo në vitin 2021 e shfrytëzoi shumë mirë mundësinë e dhënë, pavarësisht konkurrencës së shtuar nga Broja në ditën e fundit të merkatos.

Munis ka shënuar 4 gola në katër ndeshjet e fundit duke e justifikuar edhe vendin si titullar. Sa i përket Brojës, ka luajtur vetëm dy ndeshjet e para si zëvendësues në minutën e 75-ë, ndërsa në fitoren e madhe kundër Mançester Junaitid nuk u aktivizua fare.

Në lidhje me këtë, është shprehur edhe trajneri i Fulhemit, Marko Silva, duke sqaruar edhe situatën e sulmuesit bëri të ditur se Broja duhet të presë, pasi konkurrenca është ajo që po e lë në stol për momentin. Armando është huazuar nga Çellsi deri në fund të sezonit ndërsa ndeshja e radhës për Fulhemin është në shtëpi ndaj Brajtonit.

LEXO EDHE:

Back to top button