Bundesligë, Lajpcigu merr kreun falë Dani Olmos

Skuadra e Lajpcigut kë shënuar fitore minimale në transfertë, ndaj Shtutgartit me 1-0, në kuadër të javës së 14-të. Mysafirët kishin mundësi që të shënojnë në pjesën e parë të takimit, mirëpo Forsberg nuk arriti të konvertojë penaltinë në minutën e 22.
Mirëpo këtu ishte Dani Ollmo që nuk lëhsoi rastin dhe shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, në minutën e 67-të, për të siguruar 3 pikë të reja. Me këto pikë Lajpcigu kalon në vendin e pare të Bundesligës, me një pikë më shumë se Bajern Munihu që është në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.