120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë lamtumirëse të Navalnyt
120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë lamtumirëse të Navalnyt

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalni, i cili është varrosur një ditë më parë në Moskë, pas vdekjes së tij të dyshimtë më 16 shkurt në një burg në Arktik.
Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona janë ndaluar më vonë në më shumë qytete, pasi kanë marrë pjesë në organizimet për të kujtuar Navalnyn. Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnit është konsideruar “simbol ekstremist”.