Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronët Shhed, dy të vdekur e tetë të plagosur

Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronët Shhed, dy të vdekur e tetë të plagosur

Rusia ka sulmuar Ukrainën me dronët Shhed, ku mbetën të vdekur dy persona ndërsa tetë të tjerë u plagosën. 18 apartamente u shkatërruan. Këtë e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski përmes një postimi në X. “Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve.

Ajo nisi një sulm duke përdorur dronët Shahed në Harkiv, Odesa dhe qytete në rajonin Sumi. Një nga dronët goditi një ndërtesë banimi në Odesa. Aktualisht janë konfirmuar dy vdekje, me tetë të tjerë të plagosur, mes tyre një fëmijë”, ka shkruar Zelenski.

Ai bëri thirrje edhe njëherë për ndihmë nga partnerët e Ukrainës. “Ne kemi nevojë për më shumë aftësi të mbrojtjes ajrore nga partnerët tanë. Mburoja ajrore e Ukrainës duhet të forcohet për të mbrojtur në mënyrë efektive popullin tonë nga terrori rus. Më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa të mbrojtjes ajrore janë ato që shpëtojnë jetë”, tha Zelenski.

LEXO EDHE:

Back to top button