Mënyrat më të shpejta për të rritur imunitetin në mënyrë natyrale
Mënyrat më të shpejta për të rritur imunitetin në mënyrë natyrale

Jemi në sezonin e gripit dhe të ftohjes, ndaj shumica e njerëzve u drejtohen vaksinave dhe masave të tjera mjekësore në përpjekje për të shmangur sëmundjet.
Por a munden disa ushqime apo suplemente ushqimore të rrisin sistemin imunitar dhe të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi? Përgjigjen e kanë dhënë ekspertët e klinikës me famë botërore “Mejo”.
Ndërsa një sistem imunitar i shëndetshëm është një pasuri gjatë sezonit të të ftohtit dhe gripit, merrni parasysh këto këshilla për ta mbajtur atë të fortë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.
Përqendrohuni në një dietë të ekuilibruar
Mos i anashkaloni vaktet për t’i dhënë trupit tuaj mjaftueshëm “karburant”. Synoni për pesë deri në nëntë racione me perime dhe fruta në ditë për të marrë vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që ju nevojiten për të rritur imunitetin tuaj.
Një porcion frutash përmban një pjesë mesatare të frutave të freskëta, një filxhan manaferra ose pjepër, ose 1/2 filxhan fruta të konservuar në lëngun e vet.
Një porcion me perime përmban 1/2 filxhan perime të gatuara ose një filxhan perime të papërpunuara. Është gjithmonë mirë që këto lëndë ushqyese t’i merrni nga ushqimi, dhe jo nga suplementet me vitamina ose minerale.
Dhe mos harroni të pini lëngje të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Uji i thjeshtë është më i miri.
Parandaloni përhapjen e baktereve
Higjiena e mirë dhe larja e duarve ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mikrobeve. Mos harroni të lani produktet përpara se të hani ose t’i përdorni në gatim. Gjithashtu pastroni gotat, pirunët, lugët dhe enët e tjera për të reduktuar përhapjen dhe rritjen e baktereve.
Rritni gjumin, ulni stresin
Gjumi adekuat dhe menaxhimi i stresit mund të jetë po aq i rëndësishëm sa një dietë e shëndetshme për parandalimin e gripit. Hulumtimet tregojnë se mungesa e gjumit dhe stresi i shtuar kontribuojnë në sëmundje dhe shëndet të dobët në përgjithësi.
Të rriturit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë në ditë, ndërsa fëmijëve nga tetë deri në 14 orë, në varësi të moshës së tyre.
Mënyrat e shëndetshme për të përballuar stresin përfshijnë meditimin, dëgjimin e muzikës ose ditarin.
Aktiviteti fizik është një tjetër strategji e menaxhimit të stresit dhe mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve kronike që mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar.
Edhe nëse hani shëndetshëm, pushoni mjaftueshëm, pini mjaft lëngje dhe menaxhoni stresin, prapë mund të merrni gripin. Por edhe nëse ndodh, sëmundja juaj ndoshta nuk do të zgjasë aq gjatë dhe nuk do të ndiheni aq keq.
Zgjidhni përbërës ushqyes për imunitet më të fortë
Këto lëndë ushqyese luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shëndetin e imunitetit:
Beta karoten
Beta karoteni gjendet në ushqimet bimore si patatet e ëmbla, spinaqi, karotat, mangot, brokoli dhe domatet.
Vitaminë C
Ushqimet e pasura me vitaminë C përfshijnë agrumet, manaferrat, pjeprin, domatet, specat dhe brokolin.
Vitamina D
Vitamina D gjendet në peshkun yndyror dhe vezët. Qumështi dhe lëngjet 100 për qind të fortifikuara me vitaminë D janë gjithashtu burime të mira.
Zinku
Zinku absorbohet më mirë nga ushqimet si mishi i viçit dhe ushqimet e detit, por gjendet edhe në burimet bimore, duke përfshirë embrion gruri, fasule, arrat dhe tofu.
Probiotikët
Probiotikët janë baktere të mira që përmirësojnë shëndetin. Ju do t’i gjeni në produktet e qumështit të kultivuara, si kos, dhe në ushqimet e fermentuara, si kefiri.
Proteinat
Proteina vjen nga burime shtazore dhe bimore, duke përfshirë qumështin, kosin, vezët, viçin, pulën, ushqimet e detit, arrat, farat, fasulet dhe thjerrëzat.