Krijohet çantë nga ajri
Krijohet çantë nga ajri

Disenjatorët Sebastian Meyer dhe Arnaud Vaillant, të cilët janë drejtorë kreativë të brendit të mirënjohur të modës “Coperni”, kanë krijuar një çantë nga ajri.
Meyer dhe Vaillant të cilët në çdo shfaqje të koleksioneve të “Copernit” sjellin produkte inovative përfshirë çantën nga xhami që u mbajt nga modelja Gigi Hadid përgjatë sfilatës së shfaqjes së koleksionit pranverë/verë 2022, si dhe fustanin që krijuan duke spërkatur ngjyrë mbi trupin e modeles Bella Hadid në sfilatën e koleksionit pranverë/verë 2023, kanë shtyrë edhe një herë kufijtë inovativ me një prurje të papritur të çantës së tyre ikonike SWIPE, duke e krijuar nga ajri i kompresuar në formë të gjysmëhënës për koleksionin e tyre të ri vjeshtë/dimër 2024-2025.
“Dizenjatorë vizionarë” i quajti krijuesit e markës Meyerin dhe Vaillantin, revista prestigjioze Vogue pasi raportoi që ata krijuan çantën me ndihmën e shkencëtarit Ioannis Michalous.
Krijimi më i fundit i modës, çanta, është bërë nga materiali aerogjel, substanca që njihet si më solidja që qëndron në Tokë, që ngjan në një gjel me bazë silikoni, me një strukturë, volumi i të cilës është 99% ajër i kompresuar.
“Coperni” ka shkruar në Instagram se çanta përbëhet nga 99% ajër dhe 1% xham, peshon 33 gram, dimensionet e saj janë 27x16x6 cm.
Nanomateriali është mijëra herë më i padendur se xhami, duke bërë efektivisht çantën e re nga “Coperni” një krijim të bërë nga ajri. Aerogjeli, përdoret nga NASA për të grumbulluar pluhurin që yjet lëshojnë në momentin kur përplasen në mes vete.
Shtëpia e modës ka vendosur ta prezantojë çantën në sfilatën e veshjeve që ka krijuar për koleksionin vjeshtë/dimër 2024-2025, në Paris. Ky koleksion përfshin veshje të krijuara nga materiale transparente, një riinterpetim i mantelit si një kostum trupi, si dhe një xhemper, që Vogue e quan radikalisht të dekonstruktuar.
I veshur me një kostum ngjyrë hiri, modeli Leon Dame, i vetmi burrë në sfilatë, pati privilegjin ta mbante çantën nga ajri. Kjo për arsyen se puna e Dame është vlerësuar lartë për shkak të paraqitjeve që ai pati nëpër sfilata të ndryshme, që u konsideruan sukses i jashtëzakonshëm, duke përfshirë ecjen elektrizuese te sfilata artizanale e brendit “Maison Margiella” që mbetet e paharrueshme.
View this post on Instagram