Aksidenti i rëndë mes trenit dhe furgonit në Klinë

Aksidenti i rëndë mes trenit dhe furgonit në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Krushevë të Klinës, ku treni është përplasur me një furgon, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se janë së paku dy persona që kanë pësuar lëndime serioze.

“Rreth ores 18:10 policia është njoftu për një aksident në fshati Krushevë e madhe në Klinë, ku janë përfshirë një tren dhe një furgoni. Dy persona kanë pësu lëndime të rënda dhe janë dërgu në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, në vendin e ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë kompetente”, tha Gashi.

Ndërkohë mediumi lokal Klina Info ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button