Popshoi: Kërcënime të shumta nga Rusia
Popsoi: Kërcënime të shumta nga Rusia

Ministri i Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihail Popshoi, tha se vendi i tij po përballet me kërcënime të shumta nga Rusia dhe se dy vitet e kaluara kanë qenë më të vështirat në tre dekadat e fundit pas pavarësisë.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt 2022, Moldavia është përballur me një krizë energjetike, inflacion dhe protesta nga partitë pro-ruse kundër qeverisë aktuale pro-perëndimore. Moldavia mori gjithashtu numrin më të madh të refugjatëve ukrainas nga çdo vend tjetër.
Moldavia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, por Rusia e konsideron atë të jetë në sferën e saj të ndikimit. Moldavia paraqiti një kërkesë për t’u anëtarësuar në BE dhe mori statusin e kandidatit në qershor 2022.