Uji japonez është një eliksir i shëndetit: shkrin yndyrat, normalizon presionin e gjakut, zvogëlon shfaqjen e infeksioneve në trup…

Interneti është plot me dieta për humbje peshe, receta dhe ilaçe, dhe ju ndoshta keni provuar disa prej tyre për të parë nëse funksionojnë

Një recetë e tillë nxjerr në pah efektivitetin dhe rezultatet e shpejta dhe quhet ujë japonez. Bëhet fjalë për ujin me xhenxhefil që ndihmon në djegien e yndyrës nga vende si stomaku, shpina, ijet.

Përveçse kontribuon në humbjen e peshës, ky ujë është i shkëlqyeshëm për shëndetin e përgjithshëm dhe mbron nga sëmundje të shumta sepse përbërësi aktiv i xhenxhefilit – gingerol, ka veti anti-inflamatore.

Pija vepron duke përshpejtuar metabolizmin dhe ndihmon trupin të djegë dhjamin, pa pasoja të dëmshme. Përveç mirëqenies së linjës trupore, ajo ka një sërë efektesh të dobishme për shëndetin.

Efektet e dobishme të ujit japonez në shëndet

Normalizon presionin e gjakut – pirja e rregullt e ujit me xhenxhefil kontribuon në rregullimin e presionit të gjakut, parandalon formimin e mpiksjes së gjakut të cilat njihen si vdekjeprurëse.

Redukton shfaqjen e infeksioneve – për shekuj me radhë ky ujë është përdorur kundër infeksioneve të ndryshme, duke përfshirë ftohjen dhe gripin.

Efekt anti-inflamator – ky ujë ka veti të fuqishme anti-inflamatore që e bëjnë atë ideal kundër sëmundjeve inflamatore si artriti.

Përmirëson qarkullimin – xhenxhefili ka aftësinë për të rritur qarkullimin kryesisht për shkak të pranisë së hekurit dhe zinkut. Të dy mineralet mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojnë një sërë problemesh që lidhen me qarkullimin e dobët.

Redukton simptomat e ftohjes dhe gripit – konsumimi i rregullt i xhenxhefilit përmirëson sistemin imunitar.

Rregullon sistemin tretës – uji i xhenxhefilit eliminon problemet e pakëndshme me sistemin tretës, si fryrjen, refluksin e acidit dhe kapsllëkun.

Lehtëson dhimbjet e kyçeve – falë vetive të tij anti-inflamatore, konsumimi i rregullt i ujit me xhenxhefil parandalon dhimbjet e kyçeve.

 

 

 

Receta për ujin japonez:

– 1,5 litra ujë;
– Disa gjethe xhenxhefil (të paktën 1 centimetër xhenxhefil);
– Pak lëng limoni.

Përgatitja:

Duhet të zieni ujin dhe ndërkohë qëroni dhe copëtoni xhenxhefilin. Shtoni xhenxhefilin në ujin e vluar dhe gatuajeni derisa të zbutet. E heqim enën nga zjarri dhe kur lëngu të jetë ftohur shtojmë lëngun e limonit.

LEXO EDHE:

Back to top button