Simon Harris u propozua si kryeministër i ri i Irlandës
Simon Harris u zgjodh sot lider i partisë së qendrës së djathtë të Irlandës Finn Gael, duke i hapur rrugën atij që të bëhet kryeministri më i ri i Irlandës në moshën 37-vjeçare

Harris ishte i vetmi kandidat për të udhëhequr partinë dhe për të pasuar Leo Varadkar, i cili së fundmi dha dorëheqjen, për habinë e të gjithëve, si lider partie dhe kryeministër.
Partia Finn Gael dhe partnerët e saj të koalicionit përbëjnë shumicën në Parlamentin irlandez.
Harris do të jetë në gjendje të bëhet kryeministër më 9 prill kur është caktuar seanca e radhës e Parlamentit.
Ai ishte ministër për arsimin e lartë në qeverinë e udhëhequr nga Varadkar.