Në qytetin francez të Havre, ndodhet shtëpia më e ngushtë në botë

Në qytetin francez të Havre, ndodhet shtëpia më e ngushtë në botë

Në qytetin francez të Havre, ndodhet shtëpia më e ngushtë në botë. Kjo ndërtesë e pazakontë është një lloj kopje e shtëpisë së prindërve të artistit austriak Ervin Urm. “Narrow House” u vendos në vitin 2019 në qytetin e Havre. Ndonëse ekspozita e artit ishte menduar të ishte e përkohshme, falë suksesit dhe interesimit të madh të qytetarëve dhe turistëve, tani ajo ka marrë një vend të përhershëm në sheshin e qytetit. “Shtëpia e ngushtë” thjesht i mahnit vizitorët. Edhe pse të gjitha mobiliet janë bërë me porosi dhe përshtatur me përmasat e tyre, tashmë në shikim të parë është e qartë se është e pabanueshme dhe se jeta në të nuk është e mundur. Me një gjatësi prej 18 metrash dhe një gjerësi prej 1.3 metrash, vepra e Wurm është konceptuar si një pasqyrim i marrëdhënies ndërmjet hapësirës së jetesës, lirisë individuale dhe mendje-ngushtësisë së shoqërisë sonë moderne.

LEXO EDHE:

Back to top button