Guardiola tregon se kush është favorit për titullin kampion në Premier Ligë

Pep Guardiola ka zgjedhur favoritin për të fituar titullin e Premier Ligës pas barazimit të Man. Sitit me Arsenalin (0-0).

“Ata (Liverpulli) janë në pozitën e parë. Ata janë në krye të ligës kjo është e tëra për momentin. Ka ende edhe nëntë ndeshje për tu luajtur kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Guardiola fillimisht.

 

Gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë për Aston Villën. Nëse jeni në krye të ligës, ashtu siç kemi qenë ne më përpara, atëherë ju jeni favoritët. Ne preferojmë që të fitojmë natyrisht, por e pranojmë këtë pikë. Një ndeshje e ngushtë. Jam krenar për ekipin tim, ne u munduam, qëllimi ynë ishte atje, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të rifreskojmë mendjet dhe këmbët tona para ndeshje me Aston Villën”, është shprehur tekniku spanjoll.

Disa fjalë pas ndeshjes tha edhe kolegu i Guardiolës, Mikel Arteta.

“Ne po përmirësohemi, ne jemi duke konkurruar mirë dhe jemi duke mësuar se si të konkurrojmë në ndeshje të këtilla. Sot ne ishim në gjendje të barazojmë dhe duhet të përmirësohemi shumë për të fituar”, kishte thënë Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button