Xhejms udhëheq Lejkersin, fitore edhe për Denverin e Dallasin

Sërish rokadë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, ku tashmë kryeson Oklahoma pas fitores 113-112 ndaj Nju Jorkut. Xhejlen Uilliams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunsonit për nju-jorkezët.
Denveri fitoi 130-101 ndaj Klivlendit dhe zbret në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikolla Jokiç me një “triple double” (26 pikë, 18 rebound, 16 asist).
Jashtë fushe fiton ekipi i Los Anxheles Lejkers, që mundi 116-104 Bruklinin. LeBron Xhejms realizoi 40 pikë për kalifornianët, mbështetur nga Dejvis me 24 pikë e 14 kërcime.
Fiton edhe Golden Stejti, që falë 33 pikëve të Stefon Kerrit mundi 117-113 San Antonion, ndërsa Dallasi mposhti 125-109 Hjustonin. Luka Donçiç në një mbrëmje fantastike, duke realizuar 47 pikë. Majami, falë 27 pikëve të Rozier-it mundi 119-107 Uashingtonin, ndërsa Los Anxhelos Klipers fituan 130-118 ndaj Sharlotit.
NBA-Rezultatet
Orlando – Memfis, 118-88
Atlanta – Milluoki, 113-122
Denveri – Klivlendi, 130-101
Bruklin – Lejkers, 104-116
Sharlot – Klipers, 118-130
Toronto – Filadelfia, 120-135
Uashingtoni – Majami, 107-119
Hjustoni – Dallasi, 107-125
Minesota – Çikago, 101-109
Nju Jorku – Oklahoma, 112-113
San Antonio – Golden Stejt, 113-117
Sakramento – Juta Xhaz, 127-106