Vankovska prezantoi programin zgjedhor
Vankovska prezantoi programin zgjedhor

Kandidatja për presidente nga radhët e partisë “E Majta”, në një konferencë shtypi prezantoi programin zgjedhor. Vankovska tha se nga kandidatët e tjerë do të dallojë për nga oferta, argumentet dhe vizioni siç theksoi për një Maqedoni më ndryshe. Vankovska fushatën zgjedhore do ta fillojë nga Strumica.
“Në pikëpamje të parë, ndoshta do të ju duket se disa slogane janë të afërta dhe janë të ngjashme dhe ndoshta konfuze, por megjithatë, në fund të kësaj fushate, besoj se asnjëri nuk do të ketë mëdyshje rreth asaj se për çfarë angazhohet Biljana Vankovska, bashkë me “Të Majtën”, tha Biljana Vankovska, kandidate për Presidente. /Alsat.mk