Dimitrievski: Kornizë të re negociuese me BE-në
Dimitrievski: Kornizë të re negociuese me BE-në
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2022/05/maksim-dimitrievski-780x470.jpg)
Kandidati për president Maksim Dimitrievski sot në Vallandovë paralajmëroi se si president i shtetit do të iniciojë modifikimin e kornizës së bisedimeve me Bashkimin Evropian. Qëllimi i tij është, siç shprehet ai, avancimi i procesit të integrimit evropian.
“Duhet të formohet një ekip ndërkombëtar, me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të cilët do të punojnë në përshtatjen e kornizës në pjesën e propozimit francez, në raport me nevojat e shoqërisë së Maqedonisë, që do të nënkuptonte çuarjen përpara të procesit, meqë kështu si qëndrojnë gjërat, Maqedonia qëndron në vend”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kandidat për president.