Interi gjen në Brazil zëvendësuesin e Jan Zomerit

Skuadra e Interit ka nisur të mendojë për pasardhësin e Jan Zomerit në portë. Zvicerianit i skadon kontrata në vitin 2026 dhe duke parë moshën (35-vjeç) e ish-gardianit të Bajern Munihut, skuadra italiane nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën. Kështu, “zikaltërit” po studiojnë një alternativë nga Brazili.

Bëhet fjalë për Bento Mateus Krepski, gardiani i Atletiko Paranaense. 24-vjeçari ka të dhëna të shkëlqyera, 190 centimetra i gjatë, elastik dhe me shumë teknikë në këmbë, ashtu siç kërkohet nga një portier modern.

Bento, së fundmi është bërë pjesë edhe e kombëtares së Brazilit duke fituar edhe më shumë vëmendje. Për portierin brazilian në garë është edhe Çellsi, megjithatë në kampin zikaltër janë optimist se mund ta bëjnë të tyrin për shifrën e 20 milionë eurove.

Kjo nuk është hera e parë që Inter afrohet me gardianin e Atletiko Paranaense, pasi edhe në verën e shkuar pati interes nga italianët, madje vetë Bento e pranoi se për të do të ishte një ëndërr transferimi në Milano.

LEXO EDHE:

Back to top button