Rudiger: Ne jemi Real Madridi dhe kemi besim te vetja

Mbrëmjen e së martës rikthehet Liga e Kampionwve, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “qytetarët” e Man. Sitit dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “bavarezët” e Bajern Munihut.
Qendërmbrojtësi i “Gallaktikëve”, Antonio Rudiger, u shpreh se ndaj “qytetarëve” të Man. Sitit do të jetë një ndeshje goxha e vështirë, por më tej shtoi se ata janë Real Madrid dhe duhet të kenë besim te vetja.
“Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër Man. Sitit, por ne jemi Real Madrid-i dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe në formë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, u shpreh “shtatlarti” gjerman i mbrojtjes së “Los Blankos”.