Juventusi, një hap afër nënshkrimit me anësorin e Lacios

Juventusi thuhet se është vetëm një hap larg nënshkrimit të sulmuesit anësor të Lazios, Felipe Anderson, në një transferim të lirë këtë verë.
Sulmuesi 30-vjeçar duket se do të largohet nga “Biancocelestët” si transferim i lirë për pak kohë, i pakënaqur me ofertat e marra nga presidenti Klaudio Lotito.
Forma e tij në kryeqytetin italian ka zhgënjyer këtë sezon, duke arritur vetëm tre gola dhe gjashtë asistime në 31 ndeshje të ligës. Juventusi po përgatitet për një sezon kyç në epokën e tyre të re, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas një viti mënjanë, dhe drejtori Kristiano Xhiuntoli po kërkon rreth e rrotull për mundësitë e duhura të tregut të transferimeve për të forcuar skuadrën.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Felipe Anderson është vetëm një hap larg nënshkrimit të kontratës me Juventusin, pasi u arrit një marrëveshje verbale mes dy palëve. Romano shton se pasi të jenë zgjidhur detajet përfundimtare, braziliani do të nënshkruajë marrëveshjen e tij me “Zonjën e Vjetër”.
30-vjeçari pritet të marrë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro neto në sezon plus bonuse, një rritje e madhe në krahasim me marrëveshjen e tij aktuale me Biancocelestët.