Madrilenët kishin më shumë se gjysmë shekulli që nuk e mbyllnin kështu

Real Madrid dhe Mançester Siti e kanë mbyllur me një barazim 3-3 sfidën e parë mes tyre në Ligën e Kampioneve në “Snatiago Bernabeu”, duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.
Një rezultat që në këtë stadium madrilenët nuk e përjetonin në kampionat që nga sezoni 2016-2017. Ndërsa në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, ky rezultat ishte regjistruar për herë të fundit në vitin 1968 kundër Mançester Junajtedit.
Statistikat thonë që Real Madrid në historinë e vet ka nisur 11 duele me eliminim direkt me barazimin në shtëpi. Në 9 raste, skuadra spanjolle është eliminuar.
Por Mançester Siti nuk duhet të jetë shumë i qetë, pasi të dy rastet në të cilat Reali është kualifikuar, kanë qenë pikërisht në qytetin e tyre.