Heri Kejn vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Hari Kejn vendosi një rekord të ri të pabesueshëm kur shënoi kundër Arsenalit për Bajern Munihun. Të martën, Kejn u kthye në Londrën e Veriut për herë të parë që kur u largua nga Totenham Hotspur për te Bajern Munihu verën e kaluar, dhe siç mund të ishte parashikuar, ai u kthye për të ndjekur ish-kundërshtarët e tij. Arsenali kaloi në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, me Bukayo Sakan që shënoi një super gol.
Gjigantët e Bundesligës barazuan me anë të Serge Gnabry, dhe më pas përmbysën rezultatin me golin e Harri Kejnit, që e realizoi nga penalltia.
Pasi Leroj Sane u rrëzua brenda zonës së penalltisë nga Viliam Saliba, Kejn me gjakftohtësi e goditi topin dhe e futi në portën e David Rajas. Jo vetëm që kapiteni i Anglisë e çoi Bajernin përpara, ai gjithashtu vendosi një rekord mbresëlënës. Ai ishte i barabartë me statistikë me yllin e Liverpullit, Diogo Zhota dhe sulmuesin e Lester Sitit, Xhejmi Vardi.
Kejn tani ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje në karrierë kundër Arsenalit; skuadrat e vetme kundër të cilave ai ka shënuar më shumë janë: Lesteri (20) dhe Evertoni (16).
Kejn ka shijuar një sezon të parë të jashtëzakonshëm në Bajernin që kur përfundoi lëvizjen e tij verore prej 100 milionë eurosh. 30-vjeçari tani ka shënuar 39 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, me shtatë gola të tij në Ligën e Kampionëve duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në kompeticion këtë sezon.