Projekti i çmendur gjerman për mbylljen e Mesdheut dhe pakësimin pjesërisht të ujit
Atlantropa, ose Pantropa, ishte një projekt i arkitektit gjerman Hermann Sergel: i planifikuar në vitin 1927, ai pati një rezonancë të fortë në të gjithë mjedisin intelektual të gjysmës së parë të shekullit të 20-të

Ideja qendrore e projektit ishte ndërtimi i një dige hidroelektrike në ngushticën e Gjibraltarit dhe ulja e Detit Mesdhe nga 100 deri në 200 metra.
Hermann Sergel prezantoi zyrtarisht projektin në vitin 1928, i cili mbronte izolimin e Detit Mesdhe duke mbyllur ngushticat e Gjibraltarit, Suezit dhe Dardaneleve. Deficiti i ujit në Mesdhe, i shkaktuar nga avullimi, do të ulte nivelin e ujit me një normë afërsisht 1.6 metra në vit, proces që projekti pritej të përshpejtonte me ndihmën e pompave speciale hidraulike.
Diga të tjera do të ndërtoheshin midis Tunizisë, Siçilisë dhe Italisë, zona që pothuajse do të lidheshin falë uljes së ujërave. Me këto diga do të ndahej Mesdheu perëndimor nga ai lindor; i pari do të zbriste për rreth 100 metra dhe i dyti për 100 të tjera, pra gjithsej 200 metra.
Sistemi kompleks i gradientëve (që përfshinte edhe lumenjtë) do të kishte mundësuar përdorimin e hidrocentraleve të ndryshëm që mund të plotësonin afërsisht 30% të nevojave energjetike të Evropës në atë kohë. Zbrazja e pjesshme e Mesdheut do të bënte që pjesa tjetër e oqeaneve të ngrihej me “vetëm” 1 metër.
Për të kapërcyer këtë problem, projekti i arkitektit gjerman përfshinte ndërtimin e një dige në lumin Kongo për të krijuar “Liqenin e Kongos”, prej rreth 135,000 km², i cili do të lidhej me liqenin para-ekzistues Çad, të cilin ai do ta transformonte në ” Deti Çad’ prej mbi 270,000 km² për t’u bashkuar me Mesdheun nëpërmjet një ‘Nili të dytë’ që do të kishte ujitur kështu Saharën.
Hermann Sergel propozoi një qytet në Zvicër, një vend neutral, si vendin e ardhshëm të qendrës administrative të Atlantropa.