Vendoset rekord botëror për parashutizmin nga stratosfera e Tokës

Vendoset rekord botëror për parashutizmin nga stratosfera e Tokës

Tre rusë vendosën rekord botëror për parashutizmin nga stratosfera e Tokës në Polin e Veriut në një mision që shërbeu gjithashtu si një provë e një sistemi të ri prototip komunikimi për përdorim në Arktik. Parashutistët u hodhën nga një avion Iljushin-76 në lartësinë mbi 10 mijë metra dhe kaluan rreth dy minuta e gjysmë në rënie të lirë para se të hapnin parashutat e tyre 1.000 metra mbi tokë. Ndërsa ata u zhytën me një shpejtësi prej më shumë se 300 km/orë, temperatura e ajrit prej rreth -50 gardë Celsius u ndje si -70 gradë. Ata zbritën pranë bazës polare Barneo të Rusisë, ku thanë se ishin në gjendje të fuqizonin një server duke përdorur gjeneratorë disel dhe të krijonin një lidhje me një satelit. Rusët ishin në gjendje të dërgonin të dhëna nëpërmjet një sistemi eksperimental, megjithëse jo aq e sofistikuar sa është qasja amerikane e komunikimit nga një kompjuter në një satelit./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button