Kovaçevski: Pensioni minimal 20.000 den, ai mesatar 30.000 den
Kovaçevski: Pensioni minimal 20.000 den, ai mesatar 30.000 den

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli, premtoi pension minimal prej 20 mijë denarë dhe të ardhura mesatare prej 30 mijë denarë për pensionistët në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, shkruan Alsat.
Kovaçevski tha se LSDM ka plan për sigurimin e ardhmërisë evropiane për qytetarët, për paga dhe pensione më të larta, më shumë investime dhe vende pune. Ai shtoi se në anën tjetër me VMRO-DPMNE-në e vetmja gjë e mundshme, siç thotë ai, është kthimi në regjim dhe izolim.
“LSDM dhe Koalicioni për ardhmërinë evropiane janë opsioni i vetëm me plan të vetëm dhe të qartë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, konkurrentët tanë politikë, VMRO-DPMNE, as nuk kanë plan, as vizion, as vendosmëri dhe as vullnet për të bërë diçka në këtë fushë. Ata dinë vetëm të heqin dorë”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk