Lejkers pran eliminimit, fitojnë Orlando dhe Filadelfia

Kampionët e Denver janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e “Play off”-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 112-105 ndaj L.A. Lejkers në çerekfinalen e tretë. Lejkers, edhe pse luajtën në fushën e tyre, nuk arritën të fitojnë, ndërkohë që Denveri është një fitore larg kualifikimit.
Katër lojtarë të skuadrës së Denverit realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Gordon, autor i 29 pikëve dhe 15 kërcimeve. Për Lejkersat, Entoni Dejvis e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 15 kërcime dhe LeBron Xhejms me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Dy ndeshje janë luajtur në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Filadelfia fitoi 125-114 ndaj Nju Jorkut, duke rihapur garën. Xhoel Embiid ishte një përbindësh për vendasit, autor i 50 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për njujorkezët.
Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi 121-83 Klivlendin, që tashmë udhëheq 2-1 me ndeshje. Bankero me 31 pikë e 14 kërcime, si dhe Sugs me 24 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën vendase.
Çerekfinalet, Konferenca e Lindjes
Klivlend – Orlando, 83-121 (2-1)
Nju Jork – Filadelfia, 114-125 (2-1)
Boston – Majami, (1-1)
Milëaukee – Indiana, (1-1)
Çerekfinalet, Konferenca e Perëndimit
Minesota – Feniks, (2-0)
Denver – Lejkers, 112-105 (3-0)
LA Klipers – Dallas, (1-1)
Oklahoma – Nju Orlins, (1-0)