Blinken: Për Izraelin dhe Hamasin ka ardhur koha për armëpushim
Blinken: Për Izraelin dhe Hamasin ka ardhur koha për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi liderët izraelitë, gjatë vizitës së tij në Izrael, dhe i tha presidentit të vendit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje armëpushimi në luftën në Gazë. Kjo është vizita e shtatë e Blinkenit që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Ai po përpiqet të arrijë një marrëveshje armëpushimi, që do të lironte pengjet e mbajtura nga militantët e Hamasit në këmbim të ndalimit të luftimeve. Të burgosurit palestinezë gjithashtu pritet të lirohen si pjesë e marrëveshjes. Blinken ka fajësuar Hamasin për çdo vonesë në arritjen e një marrëveshjeje.
Blinken vizitoi udhëheqësit kryesorë rajonalë në Arabinë Saudite dhe Jordani përpara se të mbërrinte në Izrael.
Gati shtatë muaj të bombardimeve izraelite dhe ofensivave tokësore në Gazë kanë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, dhe kanë shkaktuar një katastrofë humanitare.