Rreth 35 mijë të vdekur në Gaza, Hamas publikon videon e një pengu izraelit
Rreth 35 mijë të vdekur në Gaza, Hamas publikon videon e një pengu izraelit

Luftime të ashpra janë raportuar në lindje të Rafah midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite, me IDF-në që po përpiqet të avancojë në qytet. Numri i viktimave ka shkuar në 34,971 të vdekur që nga fillimi i luftës.
Ndër të tjera, ushtria izraelite urdhëroi largimin e 100,000 banorëve palestinezë të zhvendosur, pasi kabineti izraelit miratoi zgjerimin e operacioneve në qytet.
Ndërkohë, brigade Al-Qassam publikoi videon e një pengu 51-vjeçar Nadav Popplewell.