Shorti: Partizani sfidon Skëndërbeun, Egnatia takohet me Vllazninë

U hodh shorti i gjysmëfinaleve të “Final Four”, në bazë të skemës së re të Superiores, ku 36 javëve kampionat do t’i shtohjet edhe “Play Off”-i për të shpallur ekipin kampion të Shqipërisë. Kështu, katër skuadrat e para të renditjes në fund të skemës së zakonshme të kampionatit do të përballen mes tyre në vazhdim, me dy gjysmëfinalet e përcaktuara në shortin e hedhur nga FSHF-ja.

Goglat kanë përcaktuar ballafaqimet mes Egnatias dhe Vllaznisë, si dhe Partizanit e Skënderbeut. Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të ndeshen pastaj në finalen e madhe, ku do të shpallet edhe kampioni i ri i vendit. Më 17 maj, prej orës 20:00, në Arena Kombëtare” do të luhet Partizani-Skënderbeu, ndërsa dy ditë më pas, Egnatia-Vllaznia.

Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” , në periudhën 17-26 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.

LEXO EDHE:

Back to top button