Mbape-Al Khelaifi, debat i ashpër që “tronditi edhe muret” e klubit parisien

Kilian Mbape dhe Naser Al Khelaïfi zyrtariuan “divorcin” përfundimtar të dielën, para ndeshjes kundër Tulluzit, e fundit e sulmuesit në Paris. Sipas “Le Parisien” mes të dyve ka ndodhur një debat i ashpër që “tronditi edhe muret”, shoqëruar me britma.
Presidenti i Paris Sen Zhermenit e qortoi kapitenin e skuadrës franceze që nuk e kishte përmendur në videon e lamtumirës të premten e kaluar, pikërisht kur konfirmoi largimin nga skuadra pariziene në fund të sezonit.
Në fakt, gjithmonë sipas gazetës pariziene, takimi mes dy palëve, i detyruar të mbahej të dielën, bëri që PSZH të dilte me vonesë për nxehjen para ndeshjes kundër Tulluzin, që përfundoi në disfatë 1-3 për skuadrën e Luis Enrike-s.
Al Khelaifi, egoja e të cilit është e pakontrollueshme, ishte shumë i mërzitur me Mbapen, me të cilin nënshkroi kontratën më të rëndësishme në historinë e sportit në vitin 2022. Marrëdhënia mes të dyve në Paris po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme.