Presidenti i La Ligës konfirmon Kilian Mbapen te Real Madridi

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas e mori si të mirëqenë, transferimin e Kilian Mbape-s te Real Madridi këtë verë, pas skadimit të kontratës me Paris Sen Zhermenin. Në një intervistë me gazetën argjentinase “Olé”, Tebas konfirmoi ardhjen e Mbappes në Real Madrid dhe pranoi se “Los Blankos” do të kenë një ekip të madh sezonin e ardhshëm.

“Mbape? Në Real Madrid vitin e ardhshëm, sezonin e ardhshëm. Ai është një nga më të mirët në botë, por ka edhe Vinicius dhe Bellingham do të ketë një skuadër të shkëlqyer. Nëse ke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ke pesë sezone mundësish për të fituar,” ka thënë fillimisht Tebas..

 

Tebas në fund ka folur për cilësinë e kampionatit spanjoll, ku ka përmendur edhe Barcelonën.

 

“Ne kemi një konkurrencë të madhe dhe ne sjellim lojtarë. Dhe lojtarë të rinj shfaqen gjithmonë. Në Barça unë tashmë e pashë Yamalin si djalë, Pedrin dhe Gavin. Dhe në Madrid, Vinicius, Belingam dhe ajo që do të ndodhë më pas është Mbappe”, përfundoi i pari i La Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button