Krevat i improvizuar dhe thikë kuzhine pranë shtëpisë së Kacarskës

Krevat i improvizuar dhe thikë kuzhine pranë shtëpisë së Kacarskës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Katsarska ka denoncuar në polici kërcënim të sigurisë. Ajo gjeti krevat të improvizuar dhe thikë kuzhine në vendin e parkimit pranë shtëpisë së saj. Policia ka konfirmuar se për ngjarjen është njoftuar menjëherë Prokuroria. Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese bëri të ditur se Kacarska më herët ka pasur kërcënime të cilat ka vendosur të mos i paraqesë në polici. Gjykata Kushtetuese u bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin dhe të përcaktojnë nëse ka qenë rastësi, apo kërcënim. Gjykata nuk ka dhënë përgjigje nëse ngjarja mund të lidhet me veturën e djegur të drejtorit të burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski, duke pasur parasysh faktin se më parë ka punuar si porotë. Së bashku me Kacarskën ai ka gjykuar në rastin “27 Prilli” dhe rastet tjera të iniciuara nga PSP-ja e atëhershme.

“Në rrjetet sociale ka kërcënime në adresë të saj personalisht, të cilat janë ende të disponueshme dhe besoj se edhe ato do të kontrollohen, por kryetarja nuk ka dashur të reagojë për asnjë nga incidentet deri dje kur në pronën e saj personale është gjetur thikë”, deklaroi Hristina Belovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button