Mbrëmje fantastike, askush si Masimiliano Alegri

Mbrëmja e së mërkurës (15 maj) ishte tepër speciale për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili fitoi trofeun e pestë të Kupës së Italisë në karrierë.

Ai u bë trajneri i parë në histori, që arrin ta ngrejë 5 herë lartë këtë trofe. Alegri parakaloi kështu Sven Goran Erikson dhe Roberto Mançinin që kishin arritur ta fitonin nga 4 herë këtë trofe.

Vlen të theksohet fakti se për Juventusin, kjo e fituar ndaj Atalantës, ishte kupa e 15-të në histori. “Zonja e Vjetër” ka fituar 6 nga 8 finalet e fundit të Kupës së Italiasë, përfshirë dy të fundit kundër Atalantës në vitet 2021 dhe 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button